Protesta totalisht jashtë kontrollit, digjet një pjesë e ndërtesës së Gjykatës së Lartë

Protesta e sotme ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit dhe protestuesit e kanë rritur agresivitetin e tyre. Tch raporton se i është vënë flaka një pjese të godinës së Gjykatës së Lartë. Mësohet gjithashtu se një automjet i parkuar pranë ka marrë flakë, bashkë koshat e mbeturinave. Pas disa minutash, në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja për të…

Lajme

17/10/2026 19:37

Protesta e sotme ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit dhe protestuesit e kanë rritur agresivitetin e tyre.

Tch raporton se i është vënë flaka një pjese të godinës së Gjykatës së Lartë.

Mësohet gjithashtu se një automjet i parkuar pranë ka marrë flakë, bashkë koshat e mbeturinave.

Pas disa minutash, në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja për të evituar djegien e gjithë godinës.

Ky incident vjen pas flakëve te ish-hotel Dajti, që tashmë shërben di filial i Bankës së Shqipërisë.