Dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia, ndalohet një person në Leposaviq
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Bare të Leposaviqit, i cili dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të premten kur njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. I dyshuari është…
Lajme
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Bare të Leposaviqit, i cili dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të premten kur njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një mashkull kosovar.
I dyshuari është intervistuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt.