Pamje të rënda nga protesta në Tiranë: Pak më përpara i tregoi se nuk kishte asgjë në çantë – Protestuesi rrihet brutalisht dhe tërhiqet zvarrë

Pamje të siguruara nga Lajmi.net nga vendi i ngjarjes shfaqin një moment të tensionuar gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku një protestues shihet duke u goditur nga policia dhe më pas duke u tërhequr zvarrë. Në pamjet shihen veprimet e zyrtarëve policorë ndaj protestuesit, në një moment që ngre shqetësime për mënyrën e ndërhyrjes…

Lajme

16/10/2026 22:44

Pamje të siguruara nga Lajmi.net nga vendi i ngjarjes shfaqin një moment të tensionuar gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku një protestues shihet duke u goditur nga policia dhe më pas duke u tërhequr zvarrë.

Në pamjet shihen veprimet e zyrtarëve policorë ndaj protestuesit, në një moment që ngre shqetësime për mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit ndaj pjesëmarrësve në protestë, raporton lajmi.net

Ndonëse djaloshi pak më parë u tregoi se nuk kishte asgjë në çantën e tij që mbante me vete, vetem libra, nje fletore dhe stilolaps – Policia e shtetit nuk u kursyen duke e rrahur brutalisht atë.

VIDEO

Ngjarja është regjistruar gjatë zhvillimeve të sotme në kryeqytetin shqiptar, ku situata është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe policisë./Lajmi.net/