Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite tri pika për seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, më 19 tetor 2026, për të shqyrtuar tri pika të rendit të ditës që lidhen me seancën plenare të radhës. Sipas planifikimeve, seanca e ardhshme plenare do të nisë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Pas…
Lajme
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, më 19 tetor 2026, për të shqyrtuar tri pika të rendit të ditës që lidhen me seancën plenare të radhës.
Sipas planifikimeve, seanca e ardhshme plenare do të nisë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.
Pas përfundimit të kësaj pjese, deputetët pritet të shqyrtojnë formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e katër kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Po ashtu, në rend dite është edhe votimi i propozimit të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Të dyja këto pika ishin shtyrë në seancën plenare të mbajtur më 15 tetor 2026.
Në fund të mbledhjes, Kryesia e Kuvendit do të shqyrtojë edhe propozime dhe kërkesa të tjera.