Punëtorët teknik të shkollave dhe të sigurimit fizik në QMF në Prishtinë protestojnë tek komuna, shkak mospagesa e pagave
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës është duke protestuar në mënyrë paqësore. Protesta që filloi nga zyret e Federatës, ka vazhduar në oborrin e komunës së Prishtinës, transmeton lajmi.net. Në këtë protestë janë duke marrë pjesë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme, punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik i QMF-ve…
Lajme
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës është duke protestuar në mënyrë paqësore.
Protesta që filloi nga zyret e Federatës, ka vazhduar në oborrin e komunës së Prishtinës, transmeton lajmi.net.

Në këtë protestë janë duke marrë pjesë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme, punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik i QMF-ve në Prishtinë.
Kjo protestë po bëhet për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.
Protestuesit do të vazhdojnë protestën deri në realizimin e kërkesave./lajmi.net/