Ganimete Musliu kërkon raportim të drejtorit të Policisë dhe të IPK-së për protestën e 6 tetorit
Në Kuvend të Kosovës po zhvillohet mbledhja e Komisionit për Siguri. Në këtë mbledhje, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha si dhe drejtori i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, që të raportojnë para Komisionit për Siguri lidhur me operacionin e Policisë gjatë protestës së…
Lajme
Në Kuvend të Kosovës po zhvillohet mbledhja e Komisionit për Siguri.
Në këtë mbledhje, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha si dhe drejtori i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, që të raportojnë para Komisionit për Siguri lidhur me operacionin e Policisë gjatë protestës së fundit në Prishtinë.
Gjatë mbledhjes së komisionit, Musliu ka këmbëngulur që institucionet përgjegjëse të japin llogari për dhunën e pretenduar ndaj protestuesve.
“Unë prapë këmbëngul që duhet të thirren në përgjegjësi institucionet përgjegjëse për dhunën që është shkaktuar në protestë, sepse e thashë edhe njëherë, nuk mundemi që në emër të ligjit të keqtrajtojmë dhe maltretojmë qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar mes tjerash Musliu.
Por ky propozimi i Ganimete Musliut është kundërshtuar.
Më saktësisht propozimet e saj janë kundërshtuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, i cili ka vlerësuar se aktualisht është koha që Inspektorati Policor të zhvillojë hetimet lidhur me rastin./Lajmi.net/