Iu gjetën mbetjet në varrezën masive në Zubin-Potok, varroset sot me nderime heroi Idriz Rrecaj

Në Komunën e Skenderajt sot do të organizohen aktivitete përkujtimore dhe ceremonia e varrimit të mbetjeve mortore të heroit Idriz Rrecaj, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij për atdheun. Aktivitetet do të zhvillohen sipas këtij orari: 12:00 – Akademi përkujtimore, në shtëpinë e kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj. 13:00-15:00 – Homazhe pranë…

Lajme

16/10/2026 10:02

Në Komunën e Skenderajt sot do të organizohen aktivitete përkujtimore dhe ceremonia e varrimit të mbetjeve mortore të heroit Idriz Rrecaj, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij për atdheun.

Aktivitetet do të zhvillohen sipas këtij orari:

12:00 – Akademi përkujtimore, në shtëpinë e kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.

13:00-15:00 – Homazhe pranë arkivolit, në palestrën sportive “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

16:00 – Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë.

Idriz Rrecaj ishte një nga viktimat nga “Grupi i intelektualëve”, eshtrat e të cilëve u gjendën së fundmi në varrezën masive në Zubin-Potok.