Klodi i jep mbështetje protestës në Tiranë: Më dhemb shpirti për këta studentë
Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka ndarë një mesazh emocional përmes rrjeteve sociale, duke rikthyer në vëmendje historinë e largimit të familjes së tij nga Shqipëria dhe vështirësitë me të cilat, sipas tij, po përballen të rinjtë sot. Në reagimin e tij, Klodi është ndalur te protestat dhe pakënaqësitë që kanë shoqëruar…
ShowBiz
Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka ndarë një mesazh emocional përmes rrjeteve sociale, duke rikthyer në vëmendje historinë e largimit të familjes së tij nga Shqipëria dhe vështirësitë me të cilat, sipas tij, po përballen të rinjtë sot.
Në reagimin e tij, Klodi është ndalur te protestat dhe pakënaqësitë që kanë shoqëruar ditët e fundit në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për kushtet e jetesës, mundësitë e punësimit dhe të ardhmen e brezit të ri.
Ai ka treguar se familja e tij u largua nga Shqipëria në vitin 2001, në kërkim të kushteve më të mira për të jetuar dhe për t’u siguruar fëmijëve një të ardhme më të mirë.
Sipas Klodit, vendimi i prindërve të tij nuk erdhi si pasojë e dëshirës për një jetë luksoze, por nga mungesa e mundësive për të ndërtuar një jetë me dinjitet në vendlindje.
“Nuk ikën për luks apo për aventura, por sepse vendi që donin nuk u ofronte as minimumin për të jetuar me dinjitet: një punë të ndershme, një shans të barabartë dhe një të ardhme të sigurt për ne fëmijët”, ka shkruar ai.
Duke folur për përvojën e tij dhe përpjekjet për t’u rilidhur me vendin e origjinës, Klodi ka shprehur keqardhje për faktin se problemet që përjetuan prindërit e tij më shumë se dy dekada më parë, sipas tij, vazhdojnë të rëndojnë mbi të rinjtë shqiptarë.
“Më thyhet zemra kur shoh se hallet me të cilat u përballën prindërit e mi mbi 20 vjet më parë, janë po ato që po mbysin brezin e ri sot”, është shprehur ai.
Një pjesë të veçantë të mesazhit ia ka kushtuar studentëve dhe familjeve të tyre, duke vënë në pah sakrificat që bëhen për arsimimin e fëmijëve dhe pasigurinë që i shoqëron ata kur mendojnë për të ardhmen.
Mesazhi i plotë:
