Asllani shënon ndaj Besiktasit, por Hoffenheimi pëson humbje (VIDEO)
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka vazhduar me paraqitjet e mira, duke gjetur sërish rrugën drejt golit, kësaj radhe në Ligën e Evropës. Asllani realizoi golin e barazimit për Hoffenheimin në minutën e 68-të në përballjen ndaj gjigantit turk Besiktas, transmeton lajmi.net. Megjithatë, goli i sulmuesit kosovar nuk mjaftoi që skuadra gjermane të shmangte…
Sport
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka vazhduar me paraqitjet e mira, duke gjetur sërish rrugën drejt golit, kësaj radhe në Ligën e Evropës.
Asllani realizoi golin e barazimit për Hoffenheimin në minutën e 68-të në përballjen ndaj gjigantit turk Besiktas, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, goli i sulmuesit kosovar nuk mjaftoi që skuadra gjermane të shmangte humbjen. B
esiktasi arriti të shënonte tri herë, në një përballje ku Hoffenheimi u përpoq të mbetej në lojë deri në fund. Skuadra turke fitoi me rezultat 3:2 në fund./lajmi.net/
🚩 Live: Hoffenheim 1-1 Besiktas
⚽️ Goal: Asllani (68′) https://t.co/1IS1fPZH3x
— Goal Raider (@GoalRaider) October 15, 2026