Përparim Rama thërret konferencë për Lojërat Mesdhetare 2030, pas përplasjeve me Qeverinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë të premten konferencë për media lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, konferenca do të mbahet më 16 tetor, duke filluar nga ora 12:00, në sallën e konferencave në objektin e vjetër të komunës, transmeton lajmi.net. Konferenca vjen pas zhvillimeve…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë të premten konferencë për media lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, konferenca do të mbahet më 16 tetor, duke filluar nga ora 12:00, në sallën e konferencave në objektin e vjetër të komunës, transmeton lajmi.net.
Konferenca vjen pas zhvillimeve të fundit dhe debatit publik rreth përgatitjeve për këtë ngjarje sportive ndërkombëtare.
Të enjten, Rama paralajmëroi se Kosova rrezikon ta humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030, duke iu referuar një letre të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ku ngrihen shqetësime për përmbushjen e detyrimeve administrative dhe financiare.
Ndërkohë, ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, kundërshtoi deklaratat e Ramës, duke i cilësuar ato si alarm të pabazë. Ai siguroi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.
Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” janë planifikuar të mbahen në Kosovë dhe përbëjnë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive që vendi pritet të organizojë./lajmi.net/