​Mori plagë në kokë gjatë protestës, komandanti i policisë së Shkodrës dërgohet në spital

Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u godit me gur në kokë nga protestuesit që ndodheshin përpara policisë vendore të Shkodrës. Efektivi i policisë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak se rrezikon jetën duke qenë se ka një plagë të rëndë…

Lajme

15/10/2026 15:26

Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u godit me gur në kokë nga protestuesit që ndodheshin përpara policisë vendore të Shkodrës.

Efektivi i policisë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak se rrezikon jetën duke qenë se ka një plagë të rëndë në kokë.

Gjatë një përleshje me efektivët, punonjësi i policisë Fasli Rama mori goditje të fortë në kokë duke qenë në gjendje të rëndë për jetën, raporton tch.