Përshkallëzohet protesta para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes studentëve dhe policisë

Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku studentët dhe gjimnazistët janë përplasur me forcat e policisë. Protestuesit kanë goditur efektivët me gurë dhe sende të forta, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke i tërhequr disa prej tyre zvarrë. Në përpjekje për të shpërndarë turmën, policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, a2cnn. Situata…

Lajme

15/10/2026 11:41

Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku studentët dhe gjimnazistët janë përplasur me forcat e policisë.

Protestuesit kanë goditur efektivët me gurë dhe sende të forta, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke i tërhequr disa prej tyre zvarrë.

Në përpjekje për të shpërndarë turmën, policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, a2cnn.

Situata ngjan me skenat e dhunës së një dite më parë, kur protesta në Tiranë u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe me dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve private.