Përparim Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit për shpifje: Drejtësia nuk është pronë e VV-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi civile ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, duke i kërkuar të tërheqë akuzat, t’i përgënjeshtrojë publikisht dhe të kërkojë falje. Përmes një postimi, Rama ka thënë se Azemi nuk mund të flasë në emër të drejtësisë dhe se fajësia nuk përcaktohet përmes deklarimeve politike, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi civile ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, duke i kërkuar të tërheqë akuzat, t’i përgënjeshtrojë publikisht dhe të kërkojë falje.
Përmes një postimi, Rama ka thënë se Azemi nuk mund të flasë në emër të drejtësisë dhe se fajësia nuk përcaktohet përmes deklarimeve politike, transmeton lajmi.net.
“As Egzon Azemi, as Vetëvendosje dhe asnjë parti politike nuk janë prokurori, gjykatë apo organ i drejtësisë në Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Rama.
Ai ka bërë të ditur se i ka dhënë deputetit shtatë ditë kohë për t’i përmbushur kërkesat, në të kundërtën do të ushtrojë padi civile për shpifje dhe kompensim të dëmit jomaterial.
“Drejtësia nuk është pronë e Vetëvendosjes. Mandati i deputetit nuk është licencë për të shpifur”, ka përfunduar Rama.
Postimi i plotë:
DREJTËSIA NUK ËSHTË NË ZYRET E VETËVENDOSJES! PARALAJMËROJ PADI NDAJ EGZON AZEMIT!
Kur një deputet kërcënon publikisht me arrestime e dënime, duke folur me siguri në emër të drejtësisë, atëherë kemi problem serioz. As Egzon Azemi, as Vetëvendosje dhe asnjë parti politike nuk janë prokurori, gjykatë apo organ i drejtësisë në Republikën e Kosovës!
Drejtësia nuk ndahet në zyrat e partive politike. Fajësia nuk përcaktohet me statuse në Facebook dhe askush nuk shpallet fajtor sipas dëshirave të pushtetit!
Me këtë shkresë, i kam kërkuar deputetit Egzon Azemi të tërheqë akuzat e pabazuara për kryerje të veprave penale, t’i përgënjeshtrojë publikisht dhe të kërkojë falje.
Nëse brenda 7 ditëve nuk e bën këtë, do të ushtroj padi civile për shpifje dhe kompensim të dëmit jomaterial!
Unë nuk i frikësohem asnjë hetimi dhe asnjë procesi ligjor. Por nuk do të lejoj që propaganda, shpifja dhe linçimi publik të shndërrohen në instrumente të luftës politike.
Drejtësia nuk është pronë e Vetëvendosjes. Mandati i deputetit licencë për të shpifur, përkundrazi!/lajmi.net/