Lajm i keq për dardanët, lëndohet Albian Hajdari
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, është lënduar në stërvitjen e së martës, ka njoftuar zyrtarisht skuadra e tij gjermane, Hoffenheim. Sipas njoftimit të klubit, Hajdari ka pësuar lëndim në shputën e këmbës dhe pritet të mungojë për disa javë. “Shërim të shpejtë, Albi!”, thuhet në mesazhin e Hoffenheimit për futbollistin kosovar. Ky lëndim…
Sport
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, është lënduar në stërvitjen e së martës, ka njoftuar zyrtarisht skuadra e tij gjermane, Hoffenheim.
Sipas njoftimit të klubit, Hajdari ka pësuar lëndim në shputën e këmbës dhe pritet të mungojë për disa javë.
“Shërim të shpejtë, Albi!”, thuhet në mesazhin e Hoffenheimit për futbollistin kosovar.
Ky lëndim vjen në një moment të rëndësishëm për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila në nëntor do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Kosova më 14 nëntor do të përballet me Izraelin, ndërsa më 17 nëntor do të luajë në udhëtim kundër Republikës së Irlandës.
Mungesa e Hajdarit për disa javë ngre pikëpyetje rreth gatishmërisë së tij për këto dy përballje, ndërsa mbetet të shihet se si do të zhvillohet rikuperimi i mbrojtësit dhe nëse ai do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda.
Hajdari është një nga opsionet e Kosovës në repartin defensiv, ndaj rikuperimi i tij në kohë do të ishte i rëndësishëm për ndeshjet e fundit të vitit në Ligën e Kombeve.