​Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve, në mungesë kuorumi

Dështon të mbahet mbledhja e radhës së Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim si pasojë e mungesës së kourumit. Në këtë mbledhje të komisionit ishin të pranishëm vetëm katër anetarë, nga shtatë që duhej të përmbushnin kuorumin, e ku 12 janë gjithsej. Në këtë mbledhje planifikohej të shqyrtohej Projektligji për ndryshimin…

Lajme

14/10/2026 12:45

Dështon të mbahet mbledhja e radhës së Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim si pasojë e mungesës së kourumit.

Në këtë mbledhje të komisionit ishin të pranishëm vetëm katër anetarë, nga shtatë që duhej të përmbushnin kuorumin, e ku 12 janë gjithsej.

Në këtë mbledhje planifikohej të shqyrtohej Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Mbledhja e radhës u caktua të mbahet nesër në orën 09:30.