Muaji janar i “begatë” për Rilind Gërvallën, mori mbi 3 mijë e 600 euro pagë pasi u angazhua si drejtor në Festivalin e Këngës
Zëvendësdrejtori aktual i përgjithshëm i RTK-së, i cili muaj më parë ishte u.d i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Rilind Gërvalla po merr pagë të majme nga RTK. Ai vetëm në muajin janar, ka marrë pagë bruto mbi 3 mijë e 652 euro, shkruan lajmi.net. Këtë e ka bërë publike deputetja e PDK-së, Ariana Musliu…
Lajme
Zëvendësdrejtori aktual i përgjithshëm i RTK-së, i cili muaj më parë ishte u.d i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Rilind Gërvalla po merr pagë të majme nga RTK.
Ai vetëm në muajin janar, ka marrë pagë bruto mbi 3 mijë e 652 euro, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë publike deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi drejtuar Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiut.
“Pyetjen që e kam është kogja konkrete. Kryeredaktori Rilind Gërvalla ka marrë pagë prej 3652.56 euro bruto, përderisa në muajt tjerë është 1156 euro”, ka thënë Musliu-Shoshi.
Këtë pagë shumë të lartë të Gërvallës, Spahiu e ka arsyetur pasi ka thënë se ai ka qenë i angazhuar edhe në cilësinë e drejtorit të Festivalit të Këngës.
“Pagesa që e shihni në muajin janardrejtori i TV ka marrë një shtesë bazuar në rregulloren tonë të brendshme për shpërblim, pasi i njëjti ka qenë i angazhuar edhe në cilësinë e drejtorit të Festivalit të Këngës. Sipas rregullorës i takon një pagë të plotë nëse kanë arritje në realizimin e projekteve të veçanta”, ka thënë Spahiu.
Në deklarimin e pasurisë për vitin 2026, Gërvalla ka deklaruar pagë vjetore nga RTK në vlerë të 20 mijë e 135 euro. /Lajmi.net/