Kurti paralajmëron vendim të rëndësishëm për katërshen në Hagë: Në Apel na nevojitet strategji kombëtare që të kemi sukses
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka folur para se të nis mbledhja e Qeverisë. Ai ka kujtuar se pasnesër bëhen një muaj nga aktgjykimi në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, e që e ka konsideruar të pasaktë si nga pikëpamja historike edhe nga ajo faktike. “Siç kemi bërë nga fillimi i këtij procesi…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka folur para se të nis mbledhja e Qeverisë.
Ai ka kujtuar se pasnesër bëhen një muaj nga aktgjykimi në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, e që e ka konsideruar të pasaktë si nga pikëpamja historike edhe nga ajo faktike.
“Siç kemi bërë nga fillimi i këtij procesi qeveria do të vazhdojë me mjetet që ka në dispozicion t’i mbështesë në procesin e Apelit dhe presim fundin e kësaj padrejtësie Për mbrojtjen e ish-krerëve të UCK-së duhet një strategji e mirë menduar, një analizë e thellë pas aktgjykimit në formën e tij të plotë që të veprojmë përara. Në Apel na duhet suksesi e për këtë gjë nevojitet strategji kombëtare”, ka thënë Kurti.
Ai ka paralajmëruar se sot do të marrin një vendim përkatës të rëndësishëm. /Lajmi.net/