Haziri: Që nga viti 2022, po bëhet garë se kush po qeveris më keq – po thonë kanë vjedhë ata, hajde tash të vjedhim edhe na
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se që nga viti 2022, në vend është krijuar një situatë e rrezikshme, ku, sipas tij, po bëhet garë se kush po qeveris më keq. Haziri i bëri këto komente në Kanal 10, duke kritikuar narrativën që, sipas tij, po e karakterizon qeverisjen në Kosovë. “Po…
Lajme
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se që nga viti 2022, në vend është krijuar një situatë e rrezikshme, ku, sipas tij, po bëhet garë se kush po qeveris më keq.
Haziri i bëri këto komente në Kanal 10, duke kritikuar narrativën që, sipas tij, po e karakterizon qeverisjen në Kosovë.
“Po thonë kanë vjedhë ata, hajde tash të vjedhim edhe na”, tha Haziri.
Ai theksoi se kjo qasje duhet të marrë fund, pasi e konsideron të rrezikshme për vendin.