Gjendet turisti që humbi orientimin në zonën e Karaburunit
Një shtetas amerikan është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit të Shqipërisë, pasi kishte pësuar dëmtime në këmbë dhe kishte humbur orientimin. Pas disa orësh kërkime, ndërhyrja e forcave të Njësisë Speciale Delta bëri të mundur lokalizimin e tij dhe nisjen e transportimit drejt qytetit të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme…
Lajme
Një shtetas amerikan është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit të Shqipërisë, pasi kishte pësuar dëmtime në këmbë dhe kishte humbur orientimin.
Pas disa orësh kërkime, ndërhyrja e forcave të Njësisë Speciale Delta bëri të mundur lokalizimin e tij dhe nisjen e transportimit drejt qytetit të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacionit paraprak, angazhimi i forcave speciale nisi rreth orës 18:00, pas njoftimit për situatën në të cilën ndodhej shtetasi amerikan.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Njësisë Speciale Delta u angazhuan në terren për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e tij nga zona. Pas kërkimeve që zgjatën për disa orë, rreth orës 20:45, u arrit lokalizimi i shtetasit amerikan”.
“Pas gjetjes, u bë e mundur organizimi i transportimit të tij drejt Vlorës, ku do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor për të vlerësuar dëmtimet e pësuara. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë”.