Përmbyllet me sukses ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026” i Operacioneve Speciale të FSK-së
Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me partnerët strategjikë nga ShBA-ja, Shqipëria dhe Kroacia, kanë përmbyllur me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”. Ushtrimi u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e tjera të sigurisë në Kosovë, me fokus në avancimin e kapaciteteve operacionale dhe rritjen…
Lajme
Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me partnerët strategjikë nga ShBA-ja, Shqipëria dhe Kroacia, kanë përmbyllur me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”.
Ushtrimi u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e tjera të sigurisë në Kosovë, me fokus në avancimin e kapaciteteve operacionale dhe rritjen e gatishmërisë profesionale të forcave pjesëmarrëse.
Sipas njoftimit, aktiviteti u përqendrua në zhvillimin e aftësive në fushën e luftës jokonvencionale, testimin e kapaciteteve profesionale dhe specialistike, si dhe forcimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet njësive pjesëmarrëse.
Një tjetër objektiv i rëndësishëm i ushtrimit ishte harmonizimi i procedurave dhe standardeve të Operacioneve Speciale ndërmjet partnerëve, me synim rritjen e efektivitetit dhe koordinimit gjatë operacioneve të përbashkëta.