Vrasje me armë zjarri në Pogragjë të Gjilanit – Viktima është 29 vjeçar, i dyshuari i njohur për Policinë është larguar nga vendngjarja
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në Pogragjë të Komunës së Gjilanit. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani i cili ka thënë se sapo kanë marrë informacion për të shtëna me armë zjarri, në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore dhe Prokurori…
Lajme
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në Pogragjë të Komunës së Gjilanit.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani i cili ka thënë se sapo kanë marrë informacion për të shtëna me armë zjarri, në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.
Osmani ka thënë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka humbur jetën një person i moshës 29 vjeçare.
“Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Osmani për lajmi.net. /Lajmi.net/