Reshje shiu dhe temperatura më të ulëta – Moti për javën e ardhshme
Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale diellore dhe reshje shiu, të cilat pritet të jenë veçanërisht të pranishme të martën dhe të premten. Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat gjatë javës së ardhshme do të pësojnë luhatje, ndërsa era do të…
Lajme
Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale diellore dhe reshje shiu, të cilat pritet të jenë veçanërisht të pranishme të martën dhe të premten.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat gjatë javës së ardhshme do të pësojnë luhatje, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me intensitet të ulët deri mesatar.
E hënë, 12 tetor
Moti do të jetë i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 13–18°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–3 m/s.
E martë, 13 tetor
Do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5–9°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 7–12°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
E mërkurë, 14 tetor
Moti do të jetë i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4–6°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 10–14°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
E enjte, 15 tetor
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4–6°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 16–19°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.
E premte, 16 tetor
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3–6°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 12–15°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
Temperaturat më të ulëta dhe moti me reshje mund të shkaktojnë shqetësime te personat me sëmundje kronike, ndërsa intervalet me diell dhe temperaturat relativisht të buta gjatë ditës do të krijojnë kushte të favorshme për aktivitete në ambient të hapur.
Rekomandohet përshtatja e veshjes me kushtet e motit dhe kujdes i shtuar gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.
Reshjet e shiut do të kontribuojnë në lagështimin e tokës, plotësimin e nevojave ujore të kulturave bujqësore dhe përmirësimin e kushteve për mbirjen dhe zhvillimin fillestar të grurit dhe kulturave të tjera vjeshtore.
Gjithashtu, reshjet do të ndihmojnë në rimbushjen e rezervave ujore në tokë, furnizimin e burimeve ujore dhe përmirësimin e kushteve për kullota e vegjetacionin natyror.
Në zonat ku reshjet janë më intensive, duhet të tregohet kujdes ndaj grumbullimit të ujit dhe erozionit të mundshëm të tokës.
Në përgjithësi, kushtet e parashikuara pritet të jenë të favorshme për vazhdimin e punimeve sezonale në bujqësi, veçanërisht për mbjelljen e grurit dhe kulturave të tjera vjeshtore, aty ku lagështia e tokës dhe gjendja e saj lejojnë punimin dhe mbjelljen në kohë optimale.