Policia gjen në një zonë malore në Vushtrri veturën e vjedhur pesë muaj më parë në Prizren
Policia e Kosovës ka gjetur në një zonë malore në Vushtrri një automjet që ishte raportuar i vjedhur rreth pesë muaj më parë në Prizren. Sipas njoftimit të Policisë, automjeti u identifikua nga njësitet policore në Vushtrri gjatë realizimit të detyrave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Pas verifikimit të të dhënave, është konstatuar…
Lajme
Policia e Kosovës ka gjetur në një zonë malore në Vushtrri një automjet që ishte raportuar i vjedhur rreth pesë muaj më parë në Prizren.
Sipas njoftimit të Policisë, automjeti u identifikua nga njësitet policore në Vushtrri gjatë realizimit të detyrave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Pas verifikimit të të dhënave, është konstatuar se automjeti ishte raportuar i vjedhur në Prizren.
Lidhur me rastin, Policia po bashkëpunon me hetuesit policorë të Prizrenit dhe po ndërmerr procedurat e nevojshme. Pas përfundimit të tyre, automjeti pritet t’i kthehet pronarit legjitim. /Lajmi.net/