Janina Ymeri ironizon me “Radio Policinë e VV-së”: Edhe lëvizjet e mia Ferizaj-Prishtinë po i përcjellin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ironizuar me atë që e quan “Radio Policia e VV-së”, përmes një postimi në Facebook. Ymeri ka pretenduar në mënyrë ironike se lëvizjet e saj me automjet në relacionin Ferizaj–Prishtinë dhe anasjelltas janë nën vëzhgim të shtuar. Në postimin e saj, ajo ka përmendur edhe…

Lajme

11/10/2026 15:51

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ironizuar me atë që e quan “Radio Policia e VV-së”, përmes një postimi në Facebook.

Ymeri ka pretenduar në mënyrë ironike se lëvizjet e saj me automjet në relacionin Ferizaj–Prishtinë dhe anasjelltas janë nën vëzhgim të shtuar.

Në postimin e saj, ajo ka përmendur edhe padinë nga KEK-u dhe linçimin në internet, duke i lidhur këto me qëndrimet e saj kundërshtuese ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në fund, deputetja ka theksuar se postimi është ironik, por ka pretenduar se “Radio Policia” është në përgatitje dhe pritet të procedohet zyrtarisht. /Lajmi.net/