Xhemaili: Pushteti po sulmon mediat ekzistuese dhe po hap platforma të kontrolluara nga zyra e Sveçlës

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar lidhur me vazhdimin e sulmeve ndaj gazetarit Fidan Jupolli, duke kritikuar pushtetin për qasjen ndaj mediave dhe paralajmëruar për rrezikun e kontrollit mbi informacionin. “Një ditë pasi reaguam ndaj sulmeve ndaj gazetarit Fidan Jupolli, e që paskan vazhduar edhe sot, pushteti qenka lajmëruar me projektin më të ri…

Lajme

11/10/2026 14:17

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar lidhur me vazhdimin e sulmeve ndaj gazetarit Fidan Jupolli, duke kritikuar pushtetin për qasjen ndaj mediave dhe paralajmëruar për rrezikun e kontrollit mbi informacionin.

“Një ditë pasi reaguam ndaj sulmeve ndaj gazetarit Fidan Jupolli, e që paskan vazhduar edhe sot, pushteti qenka lajmëruar me projektin më të ri ‘Radio Policia’”, ka shkruar Xhemaili.

Ai ka thënë se, sipas tij, gjatë gjashtë viteve të fundit sulmet ndaj gazetarëve janë bërë përditshmëri në Kosovë.

“Matematika e pushtetit, t’i sulmojmë mediat ekzistuese e t’i hapim ato të kontrolluarat nga zyra e Sveçlës me direktiva të Dejonës”, ka deklaruar Xhemaili. /Lajmi.net/