Kryeministri bullgar uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë në Bullgari
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e formimit të Qeverisë së re dhe marrjes së mandatit të ri. Në letrën e tij, Radev i ka shprehur Kurtit urimet më të sinqerta, duke vlerësuar angazhimin e tij për konsolidimin e Kosovës si shtet i…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e formimit të Qeverisë së re dhe marrjes së mandatit të ri.
Në letrën e tij, Radev i ka shprehur Kurtit urimet më të sinqerta, duke vlerësuar angazhimin e tij për konsolidimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.
“Angazhimi juaj i palodhur për konsolidimin e Kosovës si anëtare e pavarur dhe e denjë e bashkësisë ndërkombëtare përbën një arsye të fortë për të besuar në suksesin e misionit tuaj”, ka shkruar Radev.
Ai ka shprehur gjithashtu mbështetjen e Qeverisë së Bullgarisë për proceset integruese të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës.
“Ju siguroj për gatishmërinë e qeverisë së drejtuar prej meje për të vazhduar mbështetjen për ofrimin e një perspektive të qartë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e plotë të vendit tuaj në Këshillin e Evropës”, thuhet në letrën e kryeministrit bullgar.
Në fund të letrës, Radev e ka ftuar Kurtin për një vizitë zyrtare në Bullgari, me synimin e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dhe ngritjes së partneritetit mes dy vendeve në një nivel më të lartë. /Lajmi.net/