Përleshje në parkingun e një restoranti në Zubin Potok, të dy palët nën ndikimin e alkoolit

Një përleshje fizike është raportuar në parkingun e një restoranti në Zubin Potok, ku janë përfshirë dy persona. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 21:15. Të dy personave u është bërë alkooltesti, ku te i dyshuari është konstatuar 1.06 promilë alkool në gjak, ndërsa te viktima 0.51 promilë. Viktima ka…

Lajme

11/10/2026 09:11

Një përleshje fizike është raportuar në parkingun e një restoranti në Zubin Potok, ku janë përfshirë dy persona.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 21:15. Të dy personave u është bërë alkooltesti, ku te i dyshuari është konstatuar 1.06 promilë alkool në gjak, ndërsa te viktima 0.51 promilë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/