Publikon video duke shtënë me armë në rrjete sociale, prangosen dy persona në Pejë
Dy persona, një femër dhe një mashkull, janë arrestuar në Rugovë të Pejës, pasi e dyshuara kishte publikuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 23:11. Arma e përdorur ishte pronë e të dyshuarit mashkull. Policia ka konfiskuar një pistoletë, një…
Lajme
Dy persona, një femër dhe një mashkull, janë arrestuar në Rugovë të Pejës, pasi e dyshuara kishte publikuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 23:11. Arma e përdorur ishte pronë e të dyshuarit mashkull.
Policia ka konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe katër fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/