Arrestohet një person në Obiliq, në veturë i gjenden armë dhe marihuanë
Një person është arrestuar në Obiliq, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij policia ka gjetur armë zjarri dhe substancë të dyshuar narkotike. Rasti ka ndodhur të shtunën, më 10 tetor, rreth orës 16:05, në rrugën “Guri i Plakës”. Sipas raportit policor, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit Reximex, dy karikatorë,…
Lajme
Një person është arrestuar në Obiliq, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij policia ka gjetur armë zjarri dhe substancë të dyshuar narkotike.
Rasti ka ndodhur të shtunën, më 10 tetor, rreth orës 16:05, në rrugën “Guri i Plakës”.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit Reximex, dy karikatorë, 18 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe 0.27 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/