Sot varrosen motër e vëlla, që u vranë në Gjilan

Sot, 11 tetor 2026 (e diel) në ora 15:40 në Xhaminë e Pozheranit të Vitisë, do t’u jepet lamtumira e fundit Nafije e Egzon Bugujevci, të cilët mbetën të vrarë dy ditë më parë në Livoç të Ulët të Gjilanit. Njoftimi i plotë: I dyshuari për vrasjen, ish-burri i Nafijes, është vetëdorëzuar, ndërsa arma e…

Lajme

11/10/2026 08:13

Sot, 11 tetor 2026 (e diel) në ora 15:40 në Xhaminë e Pozheranit të Vitisë, do t’u jepet lamtumira e fundit Nafije e Egzon Bugujevci, të cilët mbetën të vrarë dy ditë më parë në Livoç të Ulët të Gjilanit.

Njoftimi i plotë:

I dyshuari për vrasjen, ish-burri i Nafijes, është vetëdorëzuar, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar.

Në këtë rast është plagosur edhe axha i viktimave, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.