Policia sekuestron sasi të substancave narkotike dhe një armë zjarri në Grabovc të Obiliqit

Sot rreth orës 16:00, zyrtarët policorë të Obiliqit, gjatë realizimit të një pike kontrolli në fshatin Grabovc, kanë ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme, një armë zjarri, municion dhe një sasi të dyshuar të substancave narkotike. Një person është shoqëruar në polici për procedura të mëtejme, ndërsa lidhur…

Lajme

10/10/2026 23:57

Sot rreth orës 16:00, zyrtarët policorë të Obiliqit, gjatë realizimit të një pike kontrolli në fshatin Grabovc, kanë ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme, një armë zjarri, municion dhe një sasi të dyshuar të substancave narkotike.

Një person është shoqëruar në polici për procedura të mëtejme, ndërsa lidhur me rastin është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Veprimet e mëtejme policore po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit.