Nesër varrosen motër e vëlla, që u vranë në Gjilan
Egzon dhe Nafije Bugujevci nesër do të përcillen për në banesën e fundit. Motër e vëlla u vranë dje në Livoç të Gjilanit, nga bashkëshorti i Nafijes. Fshati i tyre, Pozherani, ka njoftuar se varrimi i të ndjerëve do të bëhet nesër në orën 15:40. Ky është njoftimi i plotë: Me dhimbje të thellë dhe…
Lajme
Egzon dhe Nafije Bugujevci nesër do të përcillen për në banesën e fundit.
Motër e vëlla u vranë dje në Livoç të Gjilanit, nga bashkëshorti i Nafijes.
Fshati i tyre, Pozherani, ka njoftuar se varrimi i të ndjerëve do të bëhet nesër në orën 15:40.
Ky është njoftimi i plotë:
Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët se janë ndarë nga jeta motër e vëlla:
EGZON BUGUJEVECI
NAFIJE BUGUJEVECI
Varrimi i të ndjerëve do të bëhet nesër, më 11 tetor 2026 (e diel), në ora 15:40, në Xhaminë e Pozheranit.
Në këto momente të rënda pikëllimi, ndajmë dhimbjen me familjen Bugujevci dhe të gjithë të afërmit.
Zoti i shpërbleftë me Xhenet dhe familjes u dhëntë sabër e forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Të pikëlluar: Familja Bugujevci.
U prehshin në paqen dhe mëshirën e Zotit.