Ronaldo rikthehet në nëntor me kombëtaren
Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet te Përfaqësuesja e Portugalisë në muajin nëntor, pas largimit të tij të fundit nga grumbullimi i kombëtares. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, i cili ka konfirmuar se të gjitha palët dëshirojnë rikthimin e yllit portugez. “Federata, trajneri Jorge Jesus dhe lojtarët…
Sport
Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet te Përfaqësuesja e Portugalisë në muajin nëntor, pas largimit të tij të fundit nga grumbullimi i kombëtares.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, i cili ka konfirmuar se të gjitha palët dëshirojnë rikthimin e yllit portugez.
“Federata, trajneri Jorge Jesus dhe lojtarët janë të gjithë në një mendje: ne duam që Cristiano të rikthehet. Edhe ai është i gatshëm të kthehet, ndaj pres që të jetë me ne që në nëntor”, ka deklaruar Proença.
Ai gjithashtu e ka cilësuar Ronaldon si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.
Kështu, duket se situata rreth pesë herë fituesit të Topit të Artë po shkon drejt zgjidhjes, me Portugalinë që synon ta ketë sërish kapitenin e saj në dispozicion.