Shqipëria mbyll kapitullin e katërt për BE, Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi ka marrë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20, bëri të ditur Kryeministri Edi Rama. “SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E IV, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik. Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20…

Lajme

09/10/2026 21:01

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi ka marrë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20, bëri të ditur Kryeministri Edi Rama.

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E IV, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik.

Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkroi Rama.