UEFA gjobit FFK-në me 35 mijë euro pas ndeshjes ndaj Austrisë, paralajmërohen kufizime për tifozët

UEFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Kosovës me gjithsej 35 mijë euro për incidentet e raportuara gjatë ndeshjes ndaj Austrisë, të zhvilluar më 27 shtator 2026, në kuadër të Ligës së Kombeve. Sipas vendimit, gjoba lidhet me shfaqjen e banderolave me mesazhe të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe me sjellje raciste apo…

Sport

09/10/2026 19:01

UEFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Kosovës me gjithsej 35 mijë euro për incidentet e raportuara gjatë ndeshjes ndaj Austrisë, të zhvilluar më 27 shtator 2026, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sipas vendimit, gjoba lidhet me shfaqjen e banderolave me mesazhe të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe me sjellje raciste apo diskriminuese të tifozëve, raporton lajmi.net

Për shkeljet e fundit, UEFA ka vendosur edhe pezullimin e ndalimit të shitjes së biletave për tifozët e Kosovës për një ndeshje si mysafir. Ky vendim është pezulluar për një periudhë prove prej dy vjetësh.

Kjo nënkupton se, gjatë kësaj periudhe, sjellja e tifozëve mund të ketë ndikim në masat disiplinore që mund të ndërmerren ndaj FFK-së në rast të përsëritjes së shkeljeve.

Vendimi i UEFA-s vjen pas ndeshjes që Kosova e humbi ndaj Austrisë me rezultat 3:1./Lajmi.net/