Ish-boksieri i famshëm në gjykatë për vajzën e tij dhe pasurinë e Hayden Panettiere
Ish-i fejuari i aktores Hayden Panettiere, ish-boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, mori të enjten autorizimin nga një gjykatë në Kaliforni për të mbrojtur pasurinë e aktores në interes të vajzës së tyre 11-vjeçare. Kjo pasi ylli i televizionit ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare nga një mbidozë aksidentale, duke e lënë vajzën trashëgimtaren e vetme të pasurisë…
ShowBiz
Ish-i fejuari i aktores Hayden Panettiere, ish-boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, mori të enjten autorizimin nga një gjykatë në Kaliforni për të mbrojtur pasurinë e aktores në interes të vajzës së tyre 11-vjeçare.
Kjo pasi ylli i televizionit ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare nga një mbidozë aksidentale, duke e lënë vajzën trashëgimtaren e vetme të pasurisë së saj, shkruan NBC News.
Klitschko kishte paraqitur një kërkesë urgjente javën e kaluar, duke pretenduar se disa prej sendeve dhe pronave të Panettieres po merreshin nga agjentë federalë të zbatimit të ligjit, në kuadër të hetimeve për vdekjen e saj. Sipas tij, edhe një person që nuk ishte anëtar i familjes po përpiqej t’i shiste disa prej këtyre sendeve, ndërsa askush nuk ishte në gjendje të ndërhynte për t’i rikuperuar ato në emër të vajzës.
Ish-kampioni botëror i boksit ka pasur kujdestarinë e plotë të vajzës, Kaya, për pjesën më të madhe të jetës së saj. Ajo ka jetuar me të në Ukrainë.
Babai dhe vajza morën pjesë në seancën gjyqësore të Gjykatës së Qarkut të Los Anxhelosit përmes videokonferencës. Ata folën vetëm për t’u prezantuar, ndërsa në ekran dukej vetëm Kaya, e ulur në një tavolinë përpara perdeve.
Gjyqtarja Stephanie Santoro e miratoi kërkesën, duke e emëruar Klitschkon kujdestar të përkohshëm të pasurisë së vajzës, deri në caktimin e një administratori afatgjatë.
Gjatë seancës, gjyqtarja e pyeti avokaten e tij, Diane Park, se përse çështja kërkonte ndërhyrje urgjente.
Park shpjegoi se dyshohej që një person jashtë familjes kishte marrë sende pas vdekjes së aktores dhe ishte përpjekur të shiste disa prej bizhuterive të saj në një dyqan pengjesh. Ajo shtoi se ekzistonte rreziku që një pjesë e pasurisë të mos evidentohej siç duhej gjatë hetimeve për vdekjen.
Sipas dokumenteve gjyqësore, autorizimi ishte i nevojshëm për të komunikuar dhe vepruar me pronarin e dyqanit të pengjeve, si dhe me agjencitë policore të përfshira në hetim. Avokatja theksoi gjithashtu se deklarimet tatimore të Panettiere-s duhej të dorëzoheshin brenda këtij muaji.
Pasi dëgjoi shpjegimet, gjyqtarja Santoro i vlerësoi ato si të mjaftueshme