Ligji për Specialen, Limaj: Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë që me t’u futur në fuqi ligji për Specialen, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa duhet të sillen në Kosovë për të vuajtur dënimin. Ai përmendi nenet e ligjeve që e parashohin një gjë të tillë. “Veprimi i parë që duhet me e ba, kqyre, atë ditë që ta…

Lajme

08/10/2026 23:54

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë që me t’u futur në fuqi ligji për Specialen, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa duhet të sillen në Kosovë për të vuajtur dënimin.

Ai përmendi nenet e ligjeve që e parashohin një gjë të tillë.

“Veprimi i parë që duhet me e ba, kqyre, atë ditë që ta nënshkruan presidentja ligjin edhe të futet ligji…po dua me ua drejtu një porosi avokatëve të Salih Mustafës edhe të Pjetër Shalës, nga ajo e ditë, thirrni avokatët e juaj me bë kërkesë me ju pru në Kosovë se qeshtu e thotë ligji”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Neni 15, 16, 17 i këtij ligji që është miratuar nëse do edhe ta lexoj, e thotë që menjëherë në ditën e futjes në fuqi të këtij ligji, nga ajo ditë munden me fillu procedurat…”.

“Kqyre, neni 16 i këtij ligji thotë dënimi me burgim i shqiptuar nga Dhomat e Specializuara, vuajtje vuhet në institucionet korrektuese të republikës së Kosovës në pajtim me legjislacionin në fuqi të republikës së Kosovës”.