Haxhiu për zgjedhjen e Shiroka-Pulës: Kosova tash do të ketë stabilitet institucional

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Kosovës. Haxhiu i bëri këto deklarata gjatë ceremonisë për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, duke shtuar se zgjedhja e presidentes sjell stabilitet të ri institucional për vendin. “Sonte vijmë në këtë festë edhe me një lajm të mirë nga…

Lajme

08/10/2026 20:05

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Kosovës.

Haxhiu i bëri këto deklarata gjatë ceremonisë për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, duke shtuar se zgjedhja e presidentes sjell stabilitet të ri institucional për vendin.

“Sonte vijmë në këtë festë edhe me një lajm të mirë nga shtëpia jonë, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. E zgjodhëm presidenten e re të Republikës së Kosovës dhe tash do të kemi stabilitet institucional”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu theksoi se Shiroka-Pula është gruaja e tretë që mban postin e presidentes së Kosovës.

E para e Kuvendit vuri në pah edhe përfaqësimin e lartë të grave në udhëheqjen e Kuvendit, duke vlerësuar rolin e grave në udhëheqjen e Gjermanisë dhe të vendeve demokratike.