Adelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime, kthjellohu!

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si, sipas saj, po funksionojnë institucionet dhe partia e saj. Thaçi ka kritikuar qasjen e disa politikanëve, duke thënë se interesat personale dhe “pazaret e vogla” nuk duhet të jenë mbi interesin e qytetarëve. Ajo i ka…

Lajme

07/10/2026 12:10

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si, sipas saj, po funksionojnë institucionet dhe partia e saj.

Thaçi ka kritikuar qasjen e disa politikanëve, duke thënë se interesat personale dhe “pazaret e vogla” nuk duhet të jenë mbi interesin e qytetarëve.

Ajo i ka bërë thirrje LDK-së të jetë më konsistente dhe të mos largojë njerëzit që e kanë mbështetur.

Në reagimin e saj, Thaçi ka uruar edhe Presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, duke shpresuar për një periudhë me më shumë qetësi, përgjegjësi dhe punë.

“Partia ime, Zoti të ndihmoftë. Por mbi të gjitha, kthjellohu”, ka shkruar Thaçi.