PDK fillon mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme: UÇK-ja duhet të na bashkojë
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka njoftuar se u ka bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare dhe deputetëve për pjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Sipas Tahirit, në rendin e ditës së kësaj seance është vetëm shqyrtimi dhe miratimi, në lexim të dytë, i Projektligjit për Dhomat e Specializuara,…
Lajme
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka njoftuar se u ka bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare dhe deputetëve për pjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Sipas Tahirit, në rendin e ditës së kësaj seance është vetëm shqyrtimi dhe miratimi, në lexim të dytë, i Projektligjit për Dhomat e Specializuara, transmeton lajmi.net.
Përmes një postimi, Tahiri ka bërë të ditur se ftesa është dërguar te deputetët, duke kërkuar mbështetjen e tyre për mbajtjen e seancës.
“Sot, si Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, u kam përcjellë të gjitha grupeve parlamentare dhe, përkatësisht, secilit deputet ftesën për mbështetje dhe pjesëmarrje për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Pika e vetme: shqyrtimi dhe miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara. UÇK-ja duhet të na bashkojë!”, ka shkruar Tahiri./lajmi.net/