Hamza kërkon miratimin e Ligjit për Specialen: Nuk ka asnjë pengesë ligjore apo procedurale

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, ka mbajtur konferencë për media në Kuvendin e Kosovës. Hamza ka kërkuar që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të votohet në lexim të dytë, duke theksuar se procedurat për miratimin e tij tashmë janë përmbushur,…

Lajme

06/10/2026 14:41

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, ka mbajtur konferencë për media në Kuvendin e Kosovës.

Hamza ka kërkuar që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të votohet në lexim të dytë, duke theksuar se procedurat për miratimin e tij tashmë janë përmbushur, raproton lajmi.net

“Ne kërkojmë që ligji të aprovohet. Nuk ka asnjë arsye që ligji mos të aprovohet në lexim të dytë. Ligji ka kaluar të gjitha procedurat, nuk ka as pengesa ligjore, as procedurale”, ka deklaruar Hamza./Lajmi.net/