Seanca e orës 14:00 | Lushtaku: Nuk e dimë zyrtarisht nëse do të jetë për ligjin apo çështjen e presidentit

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se deputetët pritet të marrin një ftesë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Lushtaku ka thënë se ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë do të përfshihet në rendin e ditës së kësaj seance, transmeton lajmi.net. “Jozyrtarisht kemi informacion se do të kemi një…

Lajme

06/10/2026 13:18

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se deputetët pritet të marrin një ftesë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Lushtaku ka thënë se ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë do të përfshihet në rendin e ditës së kësaj seance, transmeton lajmi.net.

“Jozyrtarisht kemi informacion se do të kemi një ftesë për të mbledhur seancën e jashtëzakonshme. Nuk e dimë zyrtarisht nëse do të jetë në rendin e ditës Ligji për Dhomat e Specializuara apo çështja e presidentit”, ka deklaruar Lushtaku për klankosova.

Ai ka shtuar se detajet për rendin e ditës pritet të bëhen të qarta pas ftesës zyrtare për seancën./lajmi.net/