Gjini: Ky është një kaos i programuar, situata me Hagën, presidentin dhe zgjedhjet kanë qenë të programuara

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se situata aktuale në Kosovë, përfshirë çështjen e Gjykatës së Hagës, presidentit dhe zgjedhjeve, ka qenë e programuar. Gjini tha se këtë qëndrim e ka shprehur edhe më herët, ndërsa e cilësoi situatën si “kaos të programuar”. “Kam qenë te Grupi Parlamentar, kemi biseduar me të gjithë kolegët,…

Lajme

06/10/2026 12:09

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se situata aktuale në Kosovë, përfshirë çështjen e Gjykatës së Hagës, presidentit dhe zgjedhjeve, ka qenë e programuar.

Gjini tha se këtë qëndrim e ka shprehur edhe më herët, ndërsa e cilësoi situatën si “kaos të programuar”.

“Kam qenë te Grupi Parlamentar, kemi biseduar me të gjithë kolegët, po që ky është një kaos i programuar, e kam thënë edhe më herët, fatkeqësisht gjendemi në një situatë e cila është tepër e ndërlikuar, e kemi situatën me Gjykatën e Hagës, situatën me presidentin, zgjedhjet, të gjitha kanë qenë të programuara, fatkeqësisht”, tha Gjini, raporton Klan Kosova.