Qorrolli i VV-së: E votojmë Presidentin dhe Ligjin për Specialen, zgjedhjet e lëndojnë Hagën dhe Republikën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka bërë thirrje për votimin e Presidentit të Kosovës dhe të Projektligjit për Dhomat e Specializuara, duke i cilësuar të dyja si pjesë të një detyrimi institucional. Përmes një deklarate, Qorolli ka thënë se vendi duhet të ketë institucione funksionale dhe vendimmarrje, duke argumentuar se votimi i të dyja…

Lajme

06/10/2026 08:44

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka bërë thirrje për votimin e Presidentit të Kosovës dhe të Projektligjit për Dhomat e Specializuara, duke i cilësuar të dyja si pjesë të një detyrimi institucional.

Përmes një deklarate, Qorolli ka thënë se vendi duhet të ketë institucione funksionale dhe vendimmarrje, duke argumentuar se votimi i të dyja çështjeve është i domosdoshëm, shkruan Lajmi.net

Postimi i plotë:

Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim: e votojmë Presidentin dhe e votojmë Projektligjin për Specialen, sepse të dyja janë pjesë e të njëjtit detyrim — t’i japim vendit institucione funksionale dhe vendimmarrje.
Shkuarja në zgjedhje e lëndon Hagën dhe Republikën tonë. Do t’i bini pishman nëse veproni me këtë mllef e maraz prej foshnjorakësh politik!/Lajmi.net/