2TON dhe reperi i njohur bashkë në studio, çfarë po përgatisin?
Reperi kosovar 2TON ka ndarë në Instagram një video nga studioja muzikore, duke ngjallur kureshtje te ndjekësit për një projekt të mundshëm të ri. Në postimin e publikuar, 2TON shfaqet në ambientet e studios ndërsa në përshkrim ka vendosur disa emoji raketash dhe ka bërë tag reperin Cozman. Ky detaj ka bërë që fansat të…
ShowBiz
Reperi kosovar 2TON ka ndarë në Instagram një video nga studioja muzikore, duke ngjallur kureshtje te ndjekësit për një projekt të mundshëm të ri.
Në postimin e publikuar, 2TON shfaqet në ambientet e studios ndërsa në përshkrim ka vendosur disa emoji raketash dhe ka bërë tag reperin Cozman.
Ky detaj ka bërë që fansat të dyshojnë se dy artistët mund të jenë duke paralajmëruar një bashkëpunim të ri muzikor.
Postimi ka marrë mbi 1 mijë pëlqime vetëm pak orë pas publikimit, ndërsa komentet e fansave janë mbushur me emoji zemrash, zjarri dhe raketash.
A do të jetë ky një paralajmërim për një këngë të re 2TON & Cozman? Deri tani, artistët nuk kanë dhënë detaje të tjera.