Çitaku: Kush urdhëroi mbushjen e Kuvendit me polici? Albin, eja ta votojmë ligjin

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku bashkë me deputetë po qëndrojnë brenda Kuvendit. Ajo ka pyetur se kush ka dhënë urdhër që të mbushet ndërtesa e Kuvendit të Kosovës me forca policore dhe cila është arsyeja. Çitaku ka thënë se askush nuk po i godet e sulmon por ka vetëm një thirrje që të votohet ligji…

Lajme

05/10/2026 20:15

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku bashkë me deputetë po qëndrojnë brenda Kuvendit.

Ajo ka pyetur se kush ka dhënë urdhër që të mbushet ndërtesa e Kuvendit të Kosovës me forca policore dhe cila është arsyeja.

Çitaku ka thënë se askush nuk po i godet e sulmon por ka vetëm një thirrje që të votohet ligji për Dhomat e Specializuara.

“Në rrugë e në sheshe janë vajzat e djemtë tanë. Janë fëmijë të dëshmorëve. Janë të rinj e të reja që e duan Kosovën. Që e duan UÇK-në. Që kanë dalë të kërkojnë votimin e një ligji që tashmë është miratuar në parim me 91 vota. Albin, eja në Kuvend. Ta votojmë ligjin. Mos e eskalo situatën. Ta përmbyllim këtë çështje me votë, me përgjegjësi dhe me qetësi”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: