Zyrtari policor shpërndan ujë për protestuesit

Protestues të shumtë sot kanë rrethuar institucionet e vendit. Protestuesit që janë aty prej gati 20 ditësh si dhe në anën tjetër protestues që janë pjesë e OVL-UÇK-së. Pavarësisht gjuajtjes së mjeteve piroteknike, zhurmave e vendosjes së kamionëve për të mos dalë deputetët e Kuvendit të Kosovës, protestuesit tani janë ulur e kanë bllokuar hyrje…

Lajme

05/10/2026 13:44

Protestues të shumtë sot kanë rrethuar institucionet e vendit.

Protestuesit që janë aty prej gati 20 ditësh si dhe në anën tjetër protestues që janë pjesë e OVL-UÇK-së.

Pavarësisht gjuajtjes së mjeteve piroteknike, zhurmave e vendosjes së kamionëve për të mos dalë deputetët e Kuvendit të Kosovës, protestuesit tani janë ulur e kanë bllokuar hyrje daljet në mënyrë që të votohet në lexim të dytë Ligji për Specialen.

E në një moment janë zyrtarët policorë të Kosovës të cilët kanë blerë ujë dhe atë e kanë shpërndarë tek protestuesit jashtë kuvendit, raporton lajmi.net.

Ndryshe u.d presidentja si dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje protestuesve për qetësi.

“E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë”, tha Haxhiu nga foltorja e Kuvendit.

“Dhuna e dëmton kauzën që të gjithë duam ta mbrojmë – atë të UÇK-së dhe të çlirimtarëve tanë. Vlerat e UÇK-së nuk mbrohen përmes dhunës”, tha ajo./Lajmi.net/