“Nuk mund të dalë nga Kuvendi asnjë deputet”, Haziri kërkon miratimin e ligjit për Specialen
Qindra qytetarë janë mbledhur para hyrjeve kryesore të Kuvendit të Kosovës, në kohën kur pritet të nisë seanca plenare, ku në rend të ditës është miratimi i Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, tha se nga objekti i Kuvendit nuk do të mund të dalë asnjë deputet…
Lajme
Qindra qytetarë janë mbledhur para hyrjeve kryesore të Kuvendit të Kosovës, në kohën kur pritet të nisë seanca plenare, ku në rend të ditës është miratimi i Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, tha se nga objekti i Kuvendit nuk do të mund të dalë asnjë deputet pa e miratuar ndryshimet ligjore të Gjykatës Speciale.
Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara po kërkohet pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
“Sot do të qëndrojmë këtu të gjithë deri sa të votohet ai ligj. Nuk do të mund të dalë asnjë deputet i Kosovës nga ky Kuvend pa e votuar atë ligj. Populli që 20 ditë e 20 net është në sheshet e Kosovës dhe Evropës, në çdo qytet, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.