I shpallur në kërkim, arrestohet në Shqipëri i dënuari me 21 vjet burg, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një person me rezikshmëri të lartë shoqërore është kapur në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari ishte i dënuar me 21 vite burg e 9 muaj e 20 ditë për disa vepra penale të kryera. I arrestuari është identifikuar si Orando Çeta, 40 vjeç, banues në…

Lajme

04/10/2026 13:20

Një person me rezikshmëri të lartë shoqërore është kapur në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari ishte i dënuar me 21 vite burg e 9 muaj e 20 ditë për disa vepra penale të kryera. I arrestuari është identifikuar si Orando Çeta, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Lokalizimi i tij u bë në zonën e Saukut ndërsa mësohet se ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”.

Nga dënimi i dhënë, i ka mbetur për të vujatur edhe 20 vite e 6 muaj, ndërsa po kryhen procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.