“Dardanët” përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A

Kosova sot do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të kësaj kampanje të NATIONS League. Me fillim nga ora 18:00, në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” përballë do ta kenë Austrinë. Fitorja e skuadrës së Franco Fodas, do të jetë e domosdoshme për të ecur përpara në rrugëtimin drejt Ligës A. Të dielen e kaluar, Kosova u…

Sport

04/10/2026 08:26

Kosova sot do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të kësaj kampanje të NATIONS League.

Me fillim nga ora 18:00, në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” përballë do ta kenë Austrinë.

Fitorja e skuadrës së Franco Fodas, do të jetë e domosdoshme për të ecur përpara në rrugëtimin drejt Ligës A.

Të dielen e kaluar, Kosova u mposht në Vjenë me rezultat 3:1, derisa të enjten luajti 0:0 me Izraelin.

Në tri ndeshjet e para, “Dardanët” i kanë 4 pikë të grumbulluara, dhe gjenden në vendin e 2-të në tabelë të grupit G, e austriakët i prin këtij grupi me 7 pikë.

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, ka deklaruar dje për Klan Kosovën se është i gatshëm për përballjen e sotme.

Kjo ndeshje transmetohet në Klan Kosova dhe platformën kryesore televizive Artmotion.